ARRSH: Për këdo që kapet duke hedhur mbeturina nga mjeti do të merren masa

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një postim në rrjetet sociale, bën të ditur se pavarësisht apeleve të herë pas hershme, sërish janë konstatuar mbeturina të shumta në akset rrugore të vendit dhe sheshpushimet për automjetet.

ARRSH thotë se deri më tani nga Policia Rrugore dhe Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit janë proceduar penalisht 4 persona.

Ndërkohë thekson se për këdo që do të kapet duke hedhur mbeturina nga mjeti i tyre do të merren masa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë disa herë apel për përdoruesit e rrugës që të mos hedhin mbeturina në shesh pushime dhe jo vetëm aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse deri tani janë marrë masa nga Inspektoriati i Territorit dhe Policia e Rrugore ku aktualisht janë 4 persona për procedim penal, sërish janë konstatuar mbeturina të shumta në trup të rrugës të cilat janë pastruar nga grupet e punës së mirëmbajtjes.

Drejtues të mjeteve, udhëtarë, mblidhini mbeturinat tuaja në një qese dhe depzitojini në koshin e mbeturinave më të afërt.

Për këdo që do të kapet duke hedhur mbeturina nga mjeti i tyre do të merren masa.

Të gjithë bashkë duhet të ndërgjegjësohemi.

#MOSHIDHMBETURINA”-shkruan ARRSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?