ARRSH, thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë në këto akse rrugore

Reshjet e dëborës kanë përfshirë një pjesë të vendit.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset e mbuluara nga bora.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës si në Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimin

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?