ARRSH: Udhëtoni me zinxhir në këto zona

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve në zonat malore.

Reshjet e shiut dhe të dëborës në Bogë-Theth, kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, pa sjellë probleme me qarkullimin pasi kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

SHKARKO APP