Arsenal me granata e plumba, xhenierët shkojnë nga Tirana për shpërthim të kontrolluar

Disa municione, granata dhe plumba janë gjetur në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër. Municionet ishin prej vitesh aty dhe janë gjetur rastësisht. Tashmë pritet që të vijnë forcat xheniere nga Ministria e Mbrojtjes për t’i ekzaminuar dhe për t’i çmontuar.

Fillimisht do të vendoset një perimetër sigurie, pasi nga shpërthimit ka rrezik dëmtimi për banorët e zonave aty pranë. Ekspertët sqarojnë se do të jetë një shpërthim i kontrolluar, por dyshimet janë që në këtë hapësirë të ketë sërish municione të këtij lloji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?