Arsimi i Lartë, Jorida Tabaku kritikon qeverinë për buxhetin

 

Sot, teksa ishte e pranishme në Komisionin e Ekonomisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se “ngrita disa shqetësime për buxhetin ndërmjet të cilave dhe Arsimin e Lartë.”

Tabaku, për vetë faktin se vjen nga bota akademike dhe më konkretisht nga fusha ekonomike, i fokusoi kritikat pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, tek buxheti  që do të shkojë vitin tjetër në favor të arsimit.  “Buxheti për Arsimin në përgjithësi është ndër më të ulëtit me 2,3% e PBB, ndërkohë që kishin premtuar ta çonin atë në 5% të PBB. Për Arsimin e Lartë në veçanti ka një shterpësi idesh e projektesh ku flitet vetëm për investime në Universitetin e Durrësit dhe laboratorë informatike, a thua se kjo mungon në Universitetet shqiptare,” – sqaroi Tabaku në profilin e saj, Facebook.  

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nisur nga dukuria e fundit mbi projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, shprehet tepër skeptike se Reforma e Arsimit të Lartë nga maxhoranca, do të ketë ndonjë efekt pozitiv në cilësi, siç pretendohet. “ Reforma në Arsimin e Lartë po i jep frytet e para. Asgjë për cilësi arsimi, asnjë për raportin pedagogë/student, asgjë për stafet akademike, asgjë për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë!,” – ishte reagimi i Jorida Tabakut. 

SHKARKO APP