Arsimi Profesional, Klosi: Eksperience italiane per skollat e ekselencës

Të rinjtë e Durrësit dhe zonave përreth kanë tashmë një mundësi konkrete për të marrë një profesion apo zanat që u përgjigjet së pari standardeve të certifikuara europiane por edhe kërkesave të tregut. Kjo pasi Ministria e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim edhe me Rajonin Emilia-Romagna në Itali, kanë vendosur që ta kthejnë shkollën teknologjike profesionale “Hysen Çela” në Durrës, në një institucion model të arsimit profesional në fushën e ekonomisë detare. Për këtë qëllim është nënshkruar sot në Durrës edhe marrëveshja e binjakëzimit të kësaj shkolle me Shkollën Profesionale të Bashkuar të Peshkimit “Remo Brindizi”. Marrëveshja e binjakëzimit është firmosur nga dy drejtorët e shkollave përkatëse dhe në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Klosi pasi falënderoi palën italiane për ndihmën që i jep qeverisë shqiptare në fushën e arsimit profesional, ka theksuar se me marrëveshjen e sotme, nxënësve të shkollës “Hysen Çela” iu jepet mundësia që të formohen sipas standardeve europiane. “Nëpërmjet  aktivitetit të sotëm, ne hedhim hapin e parë drejt binjakëzimit të kësaj shkolle italiane të ekselencës dhe me emër në Europë, me shkollën tonë “Hysen Çela”, duke synuar kthimin e saj në një shkolle profesionale model që lidhet si me traditën, ashtu edhe inovacionin e modernen. Prania e z. ambasador dhe e të ftuarve nga Rajoni i Emilia Romanjas në këtë event tregon për mbështetjen që qeveria italiane i ka dhënë dhe i jep qeverisë sonë në shumë fusha, përfshirë edhe AFP”, – tha ministri Blendi Klosi në fjalën e tij.

Më tej ai theksoi se shkolla “Hysen Çela”, falë këtij binjakëzimi do mund të kthehet në një nga pionieret e shkollave të ekselencës politeknike që qeveria kërkon të krijojë në disa nga qarqet e vendit. “Shkolla e mesme profesionale ‘Hysen Çela’ në Durrës ka një histori, ka një përvojë, por përmes reformës së arsimit e formimit profesional, ne synojmë që këtë infrastrukturë të përshtatshme ta kthejmë në një kampus të mësimit e formimit të specialistëve të nivelit të Italisë, pra të Europës, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të bizneseve në Durrës, italiane apo shqiptare, pse jo edhe të tregut europian të punës”, – tha Klosi.a

SHKARKO APP