“Arsimtari”, policia sekuestron dy kallashnikovë në një automjet

Policia ka bërë të ditur se Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët ka finalizuar me sukses operacionin e koduar”Arsimtari’.

Janë sekuestruar 2 armë zjarri automatikë, lëndë narkotike, 2 automjete dhe 7 telefona celularë. Në pranga kanë rënë 5 persona.

U arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

  • Selman Tafa, 62 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
  • Avni Murati, 38 vjeç, banues në Bathore, Tiranë;
  • Sulejman Murati, 53 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në Qerek, pranë Aeroportit ”Nënë Tereza”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin Avni Murati, tip Fuoristardë, Nissan me targë, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 2 armë zjarri automatike model 56;
  • 3 krëhëra me 34 copë fishekë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar edhe shtetasit e mëposhtëm:

  • Onjel Take, 39 vjeç, banues në Durrës;
  • Ergys Çela, 21vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Shtetasve të mësipërm, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz me targa dhe kontrolli fizik, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • 2 armë zjarri automatike model 56;
  • 3 krëhëra me 34 copë fishekë;
  • 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
  • 1 automjet i markës Nissan me targë AA183JO dhe 1 automjet i markës Mercedes Benz me targa AA211LB dhe
  • 7 telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale, ”Trafikimi i armëve dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenet 278/a,283/1 dhe 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP