Arsyjet që bindën Gjykatën për të liruar Tahirin. Beteja me drejtësinë nisi që në 2017
1 vit e 4 muaj në burg, fillimisht tek 313 në Tiranë, më pas Fier dhe për disa muaj në Lushnje, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë këtë të premte qelinë e bugut. Gjykata e Elbasanit vendosi që Samiri Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu.
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Saimirin Tahirin me 5 vite burg, kjo vetëm për akuzën e “shpërdorim të detyrës”. Me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar këtë të premte nga burgur, ish-ministrin Saimir Tahirin. Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse si nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Në akt ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ.
Saimir Tahiri e nisi betejën e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit. Në vitin 2005, vetëm 26-vjeç, Saimir Tahiri u prezantua nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, si zëdhënësi i ri i partisë, atëherë në opozitë.
Vendimi
Ndonëse në “arrest shtëpie”, Tahirit i lejohet që të dalë nga shtëpia, për plotësimin e nevojave familjare, por vetëm pasi Shërbimi i Provës të jetë dakord. Pranimin e kërkesës. I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,
VENDOSI
Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, ta vuajë me “Qëndrim në shtëpi”, në adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.
Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”.