Arta Marku firmos marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë

Gjatë vizitës së saj në Bullgari, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka takuar homologun e saj Sotir Tsatsarov dhe ka firmosur Memorandumin e Bashkëpunimit mes dy vendeve.

Qëllimi i Memorandumit është t’iu kushtojë vëmendje të veçantë përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit, si dhe nevojën për bashkëpunim të efektshëm.

”Palët bien dakord, brenda juridiksioneve të tyre, të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacion dhe zhvilluar konsultime për përgatitjen dhe zbatimin e kërkesave për ndihmë juridike dhe veprime të tjera, për aq sa ato janë të zbatueshme brenda fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacionit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike”,-njofton zyra e shtypit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?