Arta Marku flet për çështjen ”Tahiri”

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, thyen heshtjen për kaosin që ka mbërthyer Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Përmes një deklarate për mediat, ajo flet edhe për çështjen ”Tahiri”, pas akuzave të opozitës se ajo shpërbëu prokurorët e kësaj çështje.

Marku thotë se ka caktuar një grup tjetër me 4 prokurorë që do të merren me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

”Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj”,-thuhet në reagimin e Marku për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?