Arta Marku ndërpret komandimet e prokurorëve

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme. Marku ka firmosur një urdhër për të ndërprerë të gjitha komandimet e prokurorëve në Tiranë dhe në rrethe.

Brenda muajit janar parashikohet që komandimet e prokurorëve të ndërpriten të gjitha, ndërsa burime nga organi i akuzës pohojnë se urdhri prek rreth 30 prokurorë. Deri tani Arta Marku ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues.

Kryeprokurorja pak ditë më parë firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?