Artan Cena: Titujt e mediave amerikane sot, jo tym e goma, por ‘Zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën’

Kryeredaktori i Syri.net, Artan Cena, i ftuar sot në studion e këtij televizioni nga gazetari Alen Xhelili lidhur me protestën që po zhvillohej përpara Kuvendit të Shqipërisë, bëri të ditur ndër të tjera një fakt të veçantë: që protestat në Shqipëri tashmë po ndiqen me vëmendje nga mediat e njohura amerikane dhe me një fokus krejt ndryshe nga ç’e filluan disa muaj më parë. Në titujt kryesorë të këtyre mediave tashmë nuk prezantohen më, trazira në Shqipëri, por protesta për zgjedhje të reja pa kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gazetari Alen Xhelili se si ka qënë mbulimi i protestës në Tiranë nga mediat ndërkombëtare, Cena veçoi këtë “kthesë’ të tyre: “Mbulimi i mediave ndërkombëtare ka ardhur duke u zgjeruar. Kur protesta ende nuk kishte nisur, sot, mediat amerikane e kishin paralajmëruar mbajtjen e saj. Nuk po flas këtu për mediat evropiane, italiane, greke, gjermane etj. sepse raportimet e tyre janë më të shpeshta, por e veçanta është se protestën e opozitës po e trajtojnë gjërësisht mediat e njohura amerikane. Raportimet e para një muaji në lidhje me protestat e opozitës ishin që në Shqipëri po digjeshin goma, po bëhej rrëmujë, kurse tani ka ndryshuar 180 gradë.

Sot New York Times, Fox News etj. etj. nuk e kishin më në  titujt kryesor që në Shqipëri po hidhet gaz dhe po digjen goma, por që opozita po  kërkon zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën,” theksoi  kryeredaktori i Syri.net.

SHKARKO APP