Artan Didi urdhër policisë: Monitoroni vendimet e gjykatave dhe prokororive

Ky urdhër vjen pas konstatimit të një sërë shkeljesh nga ana e gjykatave, të cilat lënë të lirë personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Me qëllim analizimin e ecurisë së procedimeve penale, përmirësimin e punës hetimore, ngritjen cilësore të saj dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionin e Prokurorisë dhe Gjykatës në luftën kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë ,si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve, nga ana juaj kërkohet informacion i hollësishëm për:

Procedimet penale të filluara nga strukturat e policisë, për të cilat Prokuroria ka vendosur mos fillimin, pezullimin ose pushimin e çështjes.

Procedimet penale në fushën e krimeve të hapura, për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve në procedim, dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi.

Procedimet penale në fushën e krimit te organizuar, krimeve financiare dhe krimeve të rënda për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi. Informacioni kërkohet për të gjitha procedimet e referuara që nga data 1 janar 2014 e në vazhdim”, thuhet në urdhërin e Didit.

Vetëm pak ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dërgoi presidentit Nishani një dosje me shkeljet e gjykatësve

SHKARKO APP