Artan Fuga: “Mirëmëngjes, erdha, pashë, ika!”
Nga Artan Fuga
Meqë kemi Samitin e BE në Tiranë, dhe se do të flitet edhe për regjimin e vizave, ruajtjen e kufijve kundër refugjatëve, etj, pala shqiptare, qeveria, se Opozita, është pas dere, do të bënte atë që duhet që të kërkonte:
– Kuota punësimi për shqiptarët në BE
– Ruajtjen dhe mbrojtjen e bizneseve shqiptare kryesisht bujqësinë nga përmbytja e mallrave të huaja të subvencionuara
– Shpërblime dhe rimbursim nga çdo shtet i BE për cdo shqiptar që merr qytetari të huaj për shpenzimet e arsimimit të tij në Shqipëri
– Lëvizjen e lirë pa kufizime tremujore të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian
– Shtimin e investimeve të huaja evropiane me politika publike në Shqipëri për krijimin e vendeve të punës
– Kuota per peodhime shqiptare ne BE
– Vendosjen e kritereve sociale, si punësimi, etj., për të matur performancën e Shqipërisë në drejtim të BE
– Njohjen e bashkimit të kontributeve të shqiptarëve për pensionet, duke bashkuar ato të bëra në Shqipëri dhe ato të bëra në vendet e BE
– Krijimin e një banke të përbashkët BE – Shqipëri për t’u specializuar konkretisht në vendosjen e kursimeve të emigrantëve, me siguri publike të tyre dhe me interesa bankare preferenciale.
Nëse nuk përpiqet për këto, atëhere kemi :
mirëmengjes, erdha, pashë, ika!
Shihemi herë tjetër!