Artan Fuga: Rama ka arsye të jetë më pak optimist dhe Basha ka një fitore

Placeholder Image

Nga Artan Fuga

Edi Rama ka arsye të jetë më pak optimist dhe më i përmbajtur sepse është mësuar të qeverisë me 120 deputetë. Që do të thotë se në kushtet e sotme, nesër e pasnesër, cilido që do të jetë kryetar qeverie do të zhvendosë aktivitetin e vet nga qeveria, siç ishte sot që dominonte, me kuvend, do të jetë i detyruar të shkojë tek lufta politike në Kuvend.

Nga kjo pikëpamje politika shqiptare nesër nuk do të jetë si dje. Nga kjo pikëpamje, Rama është apo nuk do të jetë kryetar qeveria, do e shohim por nuk do të ketë mundësi të ketë pushtetin në duart e veta si e ka sot.

Ndërsa zoti Basha, nuk e di nëse do të jetë apo jo kryetar qeverie, por di që uraganin e madh opozita që premtonte nuk e arriti dot, por ka një fitore. Ose do të shkojë dhe do të ketë shumicën. Edhe nëse nuk e ka shumicën i kthen legjitimitetin opozitën dhe e shtrëngon në darën parlamentit. Minimumi këtë fitore e ka.

Politika piramidale që e kam kritikuar, sot nga pikëpamja e ekzekutivit është shkërmoqur. Ekzekutivi nuk do të ketë mundësi të bëjë edhe shiun edhe erën nga pikëpamja e ligjit dhe e emërimit të gjykatësve, kjo erë ka marrë fund dhe kjo është meritë e qytetarit shqiptar. Por duke u kthyer në parlament, pjesëmarrja normalisht, raporti i forcave do të jetë i ekuilibruar. Jo se e tregojnë exit pollet por pjesëmarrja.

Nëse kjo është e ekulibruar do të rritet roli i partive të vogla, një dy tre deputetëve që në një mënyrë mund të sjellë një qeveri të politizuar fort, dhe që ekuilibrat të jenë të tillë që qeveria të mos ketë shumë marzhe dhe mund të ketë stabilitet nga pikëpamja ekzekutive.

SHKARKO APP