Artan Fuga: Teatri ka ditë qe u lëshua, vija e kuqe është tjetër gjë

Mes reagimeve të shumta për prishjen e teatrit, ka ardhur edhe reagimi i akademikut Artan Fuga i cili thotë se teatri dukej i lëshuar që para disa ditësh.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Fuga shprehet se i vjen keq jo vetëm për Tiranën që sipas tij i kanë shkatërruar vlerat, por edhe për ata njerëz “të sinqertë dhe aspak hipokritë që e kaluara jonë arkitekturale ju dhemb.”

Po ashtu, Fuga shprehet që pret nga opozita që “në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i ze vendin!”

Po ashtu pret që opozita  “do e përballi këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisi sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!

Duke përmendur “vijën e kuqe” dhe retorikat politike, akademiku bën thirrje që të mos ngatërrohen vijat.

Postimi i plotë:

Sot, pas katastrofës, miq nuk ka cfarë them, ndaj mos më pyesni!
Teatri dukej i lëshuar qysh para disaditësh!
Mirupafshim!
Te na rrojë retorika hipokrite!
A thua se politika është tërheqje litari, kala dibrançe, a shtyrje me muskuj. Me vjen keq veç Tiranës sonë që i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, pa ligj, edhe për ata njerëz të sinqertë të pamanipuluar dhe aspak hipokritë që e kaluara jonë arkitekturale ju dhemb!
Hija e teatrit do ju ndjeki
Unë pres nga opozita të deklarojë që ;
në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë, moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i ze vendin!
Që do e përballi këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisi sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!
Vija e kuqe kundër arbitraritetit nuk mund të ishte ruajtja e ndërtesës të Teatrit! Janë diskutimet që po bëhen nja një kilometër më larg ku po braktisen zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura!
Kush na bërtet se shteti i sotëm është diktaturë!!! Që nuk duhet njohur?
Nga ana tjetër negocion si midis të barabartësh për kodin zgjedhor pa zgjedhje dhe pa zgjedhës???
Cfarë hipokrizie politike!!!
Aty është vija e kuqe! Mos i ngatërroni vijat ! Merrni njerën për tjetrën!
Po nuk bëri këto premtime, atëhere më mirë të heshti!
Qendrojmë në fatin tonë ! Secili në punë të vet!

SHKARKO APP