Artan Hoxha: Atentati ndaj prokurorit mund të zbardhë vrasjen e gjyqtarit Konomi

Gazetari Artan Hoxha mendon se atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj nëse hetohet deri në fund, mund të zbardhë vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit bregdetar në vitin 2011.

Hoxha tregon edhe një tjetër detaj, që e lidh me një ngjarje të tretë. “Fadi Mitri (biznesmeni libanez) u dhunua në një nga rrugët më të sigurta të Tiranës, rrugës për në Rinas në prani të shoferit të tij dhe gruas. Si është e mundur që kjo ngjarje është pa autor ndërkohë që ngjarja ndodhi pas vendimit të apelit. A është e vërtetë që toka që pretendon ky person apo ky grup personash në Gjirin e Lalëzit të jetë e mbivendosur në një sipërfaqe prej 3500 hektarësh që ka fituar Skerdilajd Konomi në 14 qershor 2009 me vendim të Gjykatës së Lartë, është mbivendosur aty ky truall?. Kjo histori mund të rihapë ngjarjen e 2011 dhe mund të zbulojë çfarë ka ndodhur”, tha Hoxha në emisionin “Opinion“.

SHKARKO APP