Artan Hoxha: Dielli nuk mbulohet me shoshë, Padisha Safet Gjici! Sonte ndiqni videon e plotë ku flitet edhe për tendera!
Aktualitet Kryesore E Hënë, 19 Qershor 2023 15:13
Nga Artan Hoxha-
Dielli nuk mbulohet me shoshë Padisha!!!
Epo ta humbësh “pashallëkun” e Kukësit, pasi e ke “paguar me flori”, për një tendër ordiner të “kastrimit dhe sterilizimit të qenve të rrugës”, vetëm Padishaut tonë mund t’i bëjë vaki…
Gjithsesi, “çfarë ke mbjellë do të korrësh”, thotë populli.
Marrëdhënia mes ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe vajzës A.K. nuk ishte thjeshtë një çështje flirti, por preludi i një afere biznesi…
Tentativa për ta mbuluar të vërtetën edhe tre ditë pas publikimit të videos tashmë është e dukshme.
Në të vërtetë, nuk është vetëm një shkelje etike e zyrtarit më të lartë lokal, të zgjedhur me votat e popullit, por një aferë e pastër korrupsioni për të përfituar nga paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë.
Biseda e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, me vajzën e prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rruges, në zyrën e bashkisë vetëm një minutë pas kryerjes së marrëdhënies intime mes tyre, tregon pikërisht këtë gjë, aferën korruptive.
Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkisë për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenve të rrugës.
Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.
Gjici pasi e dëgjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbështetjen e tij, duke i vënë në dispozicion stafin e bashkisë.
Madje i sugjeron edhe mënyrën sesi ky projekt do të miratohet në këshillin bashkiak, për të mos patur probleme dhe për të qenë në rregull me ligjin.
Gjici thërret në zyrë nënkryetarin e bashkisë Granit Gjana dhe e urdhëron të ndihmojë vajzën duke ndjekur procedurën për dokumentacionin e projektit.
Më poshtë video e Gjicit dhe vajzës, ku bisedojnë për të përfituar projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenve të rrugës në Kukës dhe mënyrën se si ky projekt do të miratohet në Këshillin Bashkiak…
A.K.: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë, apo jo?!
Eeee na sajo ndonjë punë këtu re, të vij të marr një shpi me qira këtu.
Kam dy shkolla.
Shteti do më paguaj, s’do më paguash ti…
Safet Gjici: Për qentë?!
A.K.: Hë?
Safet Gjici: Tani.
Do shkosh, do ta therrasim këtë që merret me këto punët e qenve.
Do t’ia lesh ato…
A.K.: Letrat, po.
Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim këshilli kjo e para.
A.K.: Se kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja me të përdorura.
Safet Gjici: Po mirë se nuk është problemi aty, problemi është që, ne si do ta kryejmë proceduren, që gjithë qentë e rrugës që marrim këtu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njërën, tjetrën…
A.K.: I kam me projekt të tëra.
Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta thërras unë këtë edhe shko ti aty te zgjidhësh punën.