Trupa speciale turke ruajtën presidentin. Edhe ushqimi në Kryeministri u provua më parë nga rojet e Erdogan

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, gazetari Artan Hoxha zbuloi mjaft detaje për protokollin e sigurisë që Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Gazetari Hoxha tha se “ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej.

Mbrojtja e afërt e Erdoganit u bë nga garda presidenciale turke dhe nga rojet e tij, është protokoll kudo që ai lëviz.

Madje dhe makina me të cilën Erdogani lëvizte ishte sjell nga Turqia, nuk ishte makinë e jona e blinduar që përdor shteti shqiptar. Pra mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda dhe policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës.

Nga Turqia kishte ardhur garda presidenciale, njësia speciale që ruan Erdoganin dhe personeli i shërbimeve sekrete turke. Pra siguria e Erdoganit është mbuluar 100% nga trupat turke gjatë vizitës në Tiranë”.

SHKARKO APP