Artan Hoxha flet për vrasjen e Roan Brahimit: Nuk ka lidhje Ervis Martinaj

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Roan Brahimit në Greqi.

I ftuar në MCN, Hoxha tha se për herë të fundit me Brahimin ishte takuar në Dubai dhe se ai ishte habitur me faktin që 32-vjeçari kishte shkuar në Greqi, me gjithë problemet që kishte.

Gjithashtu gazetari thekson se i zhdukuri Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Brahimaj.

“Ngjarje që ka ndodhur në datën 9 maj në Athinë. E kemi diskutuar, Athina është qyteti më i rrezikshëm për jetën. Grupet tona më të rrezikshme.

Roan Brahimin (Sidi), e kam takuar për herë të fundit në Dubai.

Konflikti me Martinajn? E kanë thirrur. Më saktë një njeri i veti e ka çuar në mirëbesim, e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Mbrapa, u ka kërkuar që ose më vrisni, por mos më torturoni. Atë e kanë torturuar. Ka qenë armik i betuar ndaj Martinajt. Këta kërkonin të armatosur Vis Martinajn dhe njerëzit e tij.

Më mbrapa është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Brilant Martinajt në vitin 2022. Është shpallur në kërkim. Është nxjerrë në kërkim policor, por nuk ka dhënë deklarime.

Ngjarja e fundit ku është përmendur emri i Sidit, është vrasja e Gentjan Bejtes. U arrestua kunati i tij dhe një i afërm si i përfshirë në atentat.

Por, akuza ishte që këtë punë e ka organizuar Sidi. U çudita që kishte vajtur në Athinë, duke ditur problemet që ai kishte. Nuk ka lidhje me Vis Martinajn, as njerëzit e tij, me vrasjen e Sidit”, tha Hoxha.

SHKARKO APP