Artan Hoxha, ironi me Anti KÇK: Kontrolloni edhe mushkat
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar me aksionin e policisë kundër pasurive të krimit. Hoxha ka publikuar disa foto të mushkave që përdoren nga trafikantet për të transportuar hashash. Ai shprehet se pasi policia u sekuestron makinat, trafikantët do përdorin mushkat për drogën, por këto të fundit janë të pa regjistruara.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës:
“Me iniciativë dhe vetëveprim…
OFL ska lene rruge rruge kombetare dhe rurale pa ngritur postbllok per te sekuestruar mjetet e blinduara te krimit, “cunat” nxjerrin nga hauri dhe i fusin ne veprim, mushkat????.
Po tani si i behet?!
Pse budalla ishte Enveri qe i matrikullonte dhe mushkat edhe gomeret?!!!!
Pas ’90-es askush nuk eshte kujtuar ti matrikulloje kafshet e punes, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i perket mushka dhe si do ta deklaroje ne formularin e Anti-KCK….
Hajde e perballoje pazarin e mushkave, do shkoje nje mushke Leskoviku me shume se nje Mercedes G blindato….”.