Artan Hoxha kundër Flamur Nokës për protestën: E thotë RAI3? Unë këto i kam thënë që në 2016

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha komentoi në ”Të Paekspozuarit” protestën e opozitës brenda në sallën e Kuvendit, por edhe jashtë tij. Ai u shpreh kundër kësaj strategjie që vazhdon opozita të bëjë ndaj qeverisë, duke theksuar se këto kauza që përqafon sot ajo, si denomcimet te RAI3, ai i ka bërë vite më parë, duke thënë se opozita është shumë vonë.

“Sot kishte dy zhvillime kryesore: seanca në Kuvend dhe protesta jashtë, ku ishte vënë edhe një ekran për të treguar se çfarë ndodhte brenda në seancë. Në pamje të parë si organizim nuk kishte të sharë. Por ku ishte problemi.

Zgjedhjet janë vitin tjetër në maj dhe është shumë vonë. Një njeri ka kapur gjithçka, nuk vjen fare në seancë dhe Elisa kthente përgjigje. Dhe media merrej se kush godiste policët atje jashtë. Protesta nuk duhet ta humbë thelbin e vet.

Partia e Lirisë nuk ishte aty. Sot nuk pamë njeri. Sot duhet rezultat se nuk ka kohë. E thotë Rai 3? Hap revistën gjermane “Stern” në 2018 dhe i kam thënë unë të gjitha se ishte historia e Escobarit të Jugut (Klement Balilit). U thashë se ne kemi problem lidhjen e mafies me politikën se si ishin përfshirë në fushatën elektorale.

Në 2016 unë kam dalë tre herë te “Zëri i Amerikës” për kanabizimin dhe thashë se nuk e ka bërë Saimir Tahiri, por kryeministri. Pra jeni vonë sot. Në këtë situatë opozita do që të shpëtojë liderin e vet nga një masë sigurie, por vitin tjetër duhet të shpëtojë Shqipëria”,-tha Hoxha.

SHKARKO APP