Artan Hoxha: Ky është autori i dyshuar i atentatit ndaj Preng Gjinit
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet autorit të dyshuar të atentatit ndaj Preng Gjinit pak muaj më parë në Tiranë.
Sipas Hoxhës, autori i dyshuar ka qenë në të njëjtin lokal ku ndodhej dhe Preng Gjinin pak para atentatit.
Po ashtu, i njëjti person është parë dhe pranë zonës në të cilën ndodhi shpërthimi. Gazetari thotë se autori i dyshuar është shtetas i huaj, pasi me kamerierët e lokalit ka komunikuar në gjuhën italiane.
“Ky është autori i minës së telekomanduar të Preng Gjinit. Ky ka hyrë në lokal ka folur italisht, është me flokë të gjata, personi që shikoni në foto është një person i gjatë. Duket që është i shkujdesur. Ka qëndruar në të njëjtën objekt ku ka qëlluar Preng Gjini. Ka komunikuar në italisht. Dhe ky personazh shfaqet mbrapa në skenën e krimit. Në pamjen tjetër ky shfaqet në një distancë jo më larg se 70 metër nga veni ku ka ndodhur shpërthimi. Ka pasur pamje vizive me viktimën. Ndalon një moment kur ka ndodhur shpërthimi. Tenton të afrohet pak, që a ka qenë i saktë dhe më pas shfaqet duke u larguar lirisht në pjesë e urës së Vasil Shantos. Ikën në këmbë. Është te lokali ku ka ndenjur Gjini me kushëririn e vet, dhe te skena e krimit. Lëvizjet e tij të krijojnë dyshimet se ai është ekzekutori. Por identifikimi deri më tani nuk është bërë. Kemi të bëjmë me një atentator që dyshohet të jetë i huaj, pasi ka folur italisht”, u shpreh Hoxha në “Abc News”.
Kujtojmë që, më 15 shtator Preng Gjini mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit me telekomandë në makinën më të cilën po udhëtonte në Tiranë.