Artan Hoxha: Mënyra e re si pastrohen paratë e drogës

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i njohur për investigimet e tij lidhur me kultivimin e kanabisit në vend apo edhe rastet dhe krimet më të bujshme, është i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po flitet rreth temës “Rënia e euros dhe paratë e pista”.

Duke komentuar futjen e parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rënien e euros, Artan Hoxha zbuloi një mënyrë të re të përdorur gjerësisht në Shqipëri kohëve të fundit, për të pastruar paratë e drogës.

Ai u shpreh se krahas ndërtimeve, tashmë ka filluar investimi në lojrat e fatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Investimi në lojërat e fatit është mënyra më e re e pastrimit të parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot nuk janë shtuar lojtarët por vetëm lojërat. Është një nga fushat ku asnjëherë nuk merret vesh si investohet, si fitohet apo nga vijnë paratë”, – tha ndër të tjera Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?