Artan Hoxha në Ekuador, flet për dosje të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri
Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në Amerikën Latine, ku pas Kolumbisë është duke qëndruar edhe në Ekuador, vend i cili është kthyer në njërin prej burimeve kryesore të kontejnerëve me kokainë nga kontinenti i largët në vendin tonë.
Po ashtu duke publikuar disa foto nga zyra e njërit prej prokurorëve të kryeqytetit Guayaquil, Hoxha thekson përmes një postimi në facebook, se kutitë e bananeve pas tij janë të mbushura me dosje të narkotrafikut, brenda të cilave ndodhen edhe personazhe të njohur të trafikut nga Shqipëria.
Nga ana tjetër, Hoxha paralajmëron edhe publikimin e disa materialeve të rëndësishme në lidhje me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.