Artan Hoxha: Në jug të vendit ka tjetër laborator droge
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Fier në kuadër të një operacioni të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.
Hoxha tha se ka një laborator tjetër në jug të vendit, i cili është funksional. Ndërkohë, sipas gazetarit laboratori që u gjet në Fier ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.
“Gjatë gjithë këtij viti kamm folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Hoxha në ABC news.