Artan Hoxha: Në Shqipëri u futën 2.2 ton kokainë për 48 orë

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha thotë se Shqipëria në çdo raport ndërkombëtar është bazë operacionale e trafikut të kokainës. Po ashtu ai thotë edhe se brenda 48 orësh në Shqipëri kanë hyrë të paktën 2.2 ton kokainë.

“Jemi vend origjine për kanabis, por për kokainën jemi bazë e rëndësishme operacionale. Vetëm javës së kaluar po t’i referohemi kanë hyrë 1 ton kokainë në Durrës dhe të paktën 1.2 ton ka hyrë në grykëderdhje të Ishmit që s’e gjetëm ku ishte.

Pamë një skaf të djegur me tre motorë, 300 kuaj fuqi secili na thanë e dogji FRONTEX, Guardia di Finanza, Policia Shqiptare, në fund pamë një mjet të djegur dhe aty u mbyll. Te rasti i Durrësit nën hetim janë për kontrabandë se kanë vajtur për të vjedhur banane ndërsa te rasti tjetër kemi përdorim të mjeteve motorike pa leje.

Brenda 48 orësh në Shqipëri kanë hyrë të paktën 2.2 ton kokainë, sasi shumë e madhe. Nuk e ka kurrë Shqipëria mundësinë të ketë treg të brendshëm, e kanë shfrytëzuar vendin tonë, siguria shumë e dobët”.

SHKARKO APP