Artan Hoxha: Nuk dal kurrë me të njëjtën makinë nga shtëpia, i di rreziqet

I ftuar në emisionin “Kapital” të Aleksandër Furxhi, gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur si rrallë herë për kërcënimet që merr herë pas here për shkak të profesionit dhe rreziqet që ka puna e tij.

Ai është shprehur se e ka zgjedhur këtë profesion për të përmirësuar jetën e tij, por në të njëjtën kohë qëndron me këmbë në tokë, teksa thotë se është i ndërgjegjshëm për rreziqet që ka.

Hoxha deklaroi në emision:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam zgjedhur ta bej këtë profesion për të përmirësuar jetën time dhe të familjes time. Nuk jam i mandatuar nga askush, por kështu më pëlqen. Sa për rreziqet, jam i ndërgjegjshëm. Unë nuk dal kurrë me të njëjtën makinë nga banesa. E di mirë se me kë kam të bëj. Kjo është jeta që kam zgjedhur të bëj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?