Artan Hoxha: Policia u “këput” duke korrur dy ditë kanabis në Vlorë! Mesazhi i koduar për kultivimin

Gazetari Artan Hoxha u shpreh në Abc News se javën e kaluar policia në qarkun e Vlorës zhvilloi një operacion që e mbajti të fshehtë dhe ku për dy ditë korri jo pak por 20 mijë rrënjë kanabis.

Për kultivimin këtë vit, Hoxha fajin e gjen edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama që tha se do të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore, që sipas tij ishte mesazh i qartë për nisjen e kultivimit.

Në 12 qershor tha do ta miratojmë brenda këtij sesioni ligjin, pse nuk u miratua. Kur ti e thua në 12 qershor, unë që të dëgjova në maj i bëra gati fidanët dhe kur dëgjoj të dytën them se ky e paska seriozisht. 

Ky nuk është mesazh i koduar, por ashiqare. Jemi në krizë, Arben Ahmetaj nuk u sjell asnjë lek, rrogat e luftës u dhanë për atë që humbën vendin e punës, po ata që ishin pa punë? Nuk është rastësi që të përkojnë këto deklarime. Pse s’u miratua ligji brenda sesionit?

Dhe pse duhet ta deklaronte? Dhe sot ia lë barrën policisë. Policia gjatë javës së kaluar në Vlorë, policia e ka mbajtur të fshehtë. I është dashur dy ditë të korrë në Bolenë sasi që shkojnë deri në 20 mijë rrënjë” tha ai.

SHKARKO APP