Artan Hoxha rrëfen detaje të forta: Si po shfrytëzohet situata e tërmetit nga grupet kriminale
Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka folur sërish për grupet kriminale në Shqipëri, por kësaj here iu referua faktin se ata po shfrytëzojnë situatën pas tërmetit.
I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, ai tha se në një situatë ku e gjithë vëmendja është përqendruar te tërmeti grupet vijojnë aktivitetin e tyre.
Më tutje, ai vijoi duke thënë se:
Bota e krimit të organizuar, ku grupet e krimit ku gjithë vëmendja është e fokusuar te tërmeti kanë vazhduar të gjithë aktivitetin e tyre kriminal për të fituar sa më shumë para. Ka ca afate dhe kur të kthehemi ne në normalitet i kanë skaduar afatet. Afat ekstraligjore nuk i njeh jurisprudenca.
Hoxha u ndal edhe te vdekja e kryekomisarit, Bajram Hajdarmataj.
Prokurori ende nuk ka mësuar zyrat, është shumë i ri në detyrë. Shumë mirë që i ka dhënë një prioritet tërmetit. Pasojat e ardhura nga shkelja e ligjit duhet të dënohen. Sot nuk kemi ende asnjë person të marrë të pandehur. Kanë humbur 52 jetë njerëzish të pafajshëm. Rasti i Thumanës është shumë flagrant. Edhe rasti i oficerit dhe fati i madh që aty nuk kanë qenë të vendosur studentët. Për rastin konkret pavarësisht propagandës prokurori dhe Prokuroria duhet të jetë shumë e ftohtë dhe shumë më e shpejtë.