Artan Hoxha: Segmente të SHISH kanë punuar kundër Ministrit Xhafaj
Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot në emision “Real Story” të gazetarit Sokol Balla se Shërbimi Informativ Kombëtar ka vepruar për të mbledhur materiale kompromentuese ndaj ministrit Fatmir Xhafaj.
Gazetari Hoxha tha se informacionet që SHISH ka mbledhur nuk i ka kaluar në institucionet e tjera si në Prokurori, siç parashikon dhe ligji, duke lënë të kuptohet se veprimet e agjentëve kanë pasur qëllime të tjera.
Hoxha deklaroi se kjo shpjegon se përse agjentë të SHISH janë venë në lëvizje me rastin e denoncimit të Alfred Veliut, i njohur me emrin “Babale”.
“SHISH ka qenë duke mbledhur informacion inkriminues kundër Fatmir Xhafajt. Informacioni nuk i ka kaluar institucioneve”,- tha Hoxha.
I pranishëm në emision deputeti i PD-së, Emond Spaho deklaroi se në këtë histori nuk ka komplot kundër ministrit.
#RealStory #ArtanHoxha: SHISH ka qene duke mbledhur informacion inkriminues kunder Fatmir Xhafajt. Informacioni nuk i ka kaluar institucioneve.
— Sokol Balla (@sokolballa) October 11, 2018
#RealStory #PetritVasili: Puna e SHISH nuk ka asnje lidhje me punen e Ministrit. #EdmondSpaho: Babale ka kontaktuar SHISH perpara se te vinte ne PD. Nuk eshte komplot.
— Sokol Balla (@sokolballa) October 11, 2018
KOHA JONË SONDAZH

