Artan Hoxha: Sfida me Covid e vështirë, paniku problemi më i madh i sëmundjes
Gazetari investigativ Artan Hoxha nga studio e ABC ka treguar sfidën e tij me Covid 19. Hoxha në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka treguar se është e vështirë ta mendosh gjendjen, por dërish më e vështirë është ta kalosh vetë një sfidë të tillë.
Sipas tij gjendja në spitale tona është e rëndë, shpëtimi dhe ndihma e vetme në këto ditë është mjeku i familjes, ju bëj thirrje të gjithëve që me shenjën e parë që mund të konstatojnë të kontaktojnë me mjekun e familjes, kapja në kohë e sëmundjes është e rëndësishme.
Hoxha ndër të tjera ka theksuar se një ndër problemet kryesore të kësaj sëmundje është paniku që kap të infektuarin.
“Nga statistikat zyrtare thuhet se janë mbi 35 mijë të infektuar por mjekët thonë se është më i madh gjatë këtyre 8 muajve kur pandemia u shfaq në venin tonë kisha dëgjuar e parë duket pak qesharake se çfarë transmetohet në media shikon mazhorancën dhe opozitën që përplasen por vetëm kur të bie e keqja e kupton sesa e rreme është ajo që ti shef.
Një nga personat që unë kam qëndruar në spital ka humbur jetën sot ai e kaloi Covid u negativizua por nuk i mbijetoi pasojave që i la pas sëmundja. Në momentin që konstatova që kisha shenjat e Covid dhe për shkak të punës dhe të njohjes unë kam kontakte me mjekët më të mirë që ka vendi, por kuptova se në momentin e parë ato nuk mund të ofronin ndihmë pasi duke qenë se janë të përfshirë në detyrën që bëjnë dhe propagandën e qeverisë nuk të ofrojnë shërbimin. Unë u lidha me një mjek familje dhe me një tjetër mjek i cili po kalonte Covid.
Paniku është problemi më i madh i sëmundjes së Covid. Komunikimi me mjekun e familjes ishte ai që kam ndjek hapa pas hapi, unë tamponin e kam bërë në një klinikë private ku mora një përgjigje të shpejt dhe kjo bëri që të kem dhe një reagim të shpejtë. Mjeku më tha që të bëja analiza dhe mjekët më pas më kërkuan që të bëja skanerin, dhe pse kisha dëgjuar se bëhet në ditën e 10 por nën presion e bëra por nuk më doli gjë. Unë nuk e di nëse e ka raportuar apo jo tamponin, por mua nuk më ka gjurmuar asnjë person nga pas nëse kam qenë apo jo i infektuar.
Në momentin e parë ti je nën trysni dhe kërkon një zgjidhje që akoma nuk ka një zgjidhje të tillë. Ne kemi propaganduar që duhet ti drejtohemi spitalit dhe urgjencës kombëtare por një gjë e tillë nuk funksionon, përvoja ime tregoi se vetëm me mjekun e familjes ka rezultat dhe funksionon. Një recetë nuk mund të jepet në WhatsApp. Shërbimi spitalor dhe videot propagandistike që ne shohim janë të fundit, sfida është që të mos shkojmë në spital.
U bëj apel mjekëve që të mos e përziejnë punën e tyre me interesat e politikës. Nuk e kam me mjekët irritimin por nga ato duam thjesht shërbimin dhe të vërtetën se cila është rruga që ne duhet të ndjekim.
Në momentin që u përkeqësova atëherë më duhej shërbimi spitalor, por si mund të kërkojë shërbim spitalor kur e shikon gjendjen, dhe ajo që më shkoi janë mendje është të mos shkoja në spitalet Covid dhe trajtimin e kam marrë në një spital Privat mu rekomanduar që të shkoja jashtë vendit. Ditën e 8 më dha temperaturë të lartë që nuk lëvizte që ndikojë dhe në përkeqësimin e gjendjes. Unë kam marrë specializimin në spitalin Amerikan 3 dhe e para që kam bërë është se unë kam qenë në reanimacion unë këmbëngula që të merrja oksigjen, por në krahët e mi ku ndodheshin dhe persona të tjerë, një prej të cilëve nuk ja ka dalë një sfide të tillë. Problemi është sa shpejt kapet sëmundja sa më shpejt të kapet aq më shpejtë dhe kurohesh”, është shprehur Hoxha.
vijon….