Artan Imami: Jam për një teatër të ri në të njëjtin vend

“Në atë territor unë dua të ngrihet një teatër i ri modern”.

Kështu u shpreh aktori i njohur Artan Imam në bashkëbisedimin e organizuar nga bashkia e Tiranës me komunitetin e artistëve lidhur me propozimin për ndërtimin e një teatri të ri për artistët dhe publikun artdashës.

“Në atë territor unë dua të ngrihet një teatër i ri modern.

Jam për një teatër të ri në të njëjtën vendodhje.

Unë duartrokas atë që keni vendosur në ligj tashmë që edhe nëse shitet atëherë do merrni si volum ndërtimi minimumi 50 %…

Me inicimin e këtij projektligji do të fillojmë të kuptojmë se sa dhe si do japim dhe sa do përfitojmë dhe që në këtë moment duhet të mbarojë ky lloj diskutimi”, tha Imami.

SHKARKO APP