Artan Lame: Denonconi punonjësit e Kadastrës që iu kërkojnë para

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka qenë sot në Durrës dhe ka dorëzuar 110 leje legalizimi.

Lame gjatë dorëzimit të certifikatave pyeste qytetarët nëse dikush u ka kërkuar lekë për përfitimin e dokumentacionit, duhet të denoncohen.

”Janë 110 familje që përfitojnë nga ky projekt. Na thoni nëse ju ka kërkuar njeri lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra mjafton të ndiqen procedurat. Në këtë proces ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me Bashkinë Durrës”, tha Lame.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai u shpreh se disa prej certifikatave mund të merren nëpërmjet rrugëve elektronike, që do të thotë se për një pjesë të dokumentave mund të aplikoni online.

Kreu i Kadastrës prej ditësh ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë dhe ka premtuar se do të zgjidh problemin e pronave në bregdet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?