Artan Lame: Në dy vite ALUIZNI, sot Kadastra ka legalizuar 7100 apartamente dhe 620 mijë m2 ndërtim në Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka qenë pjesëmarrës gjatë një ceremonie për shpërndarjen e lejeve të legalizimit të një pallati të braktisur nga investitori.

“Me gjithë pallatin e sotëm shkojmë rreth 7100 apartamente të legalizuara vetëm në Tiranë nga pallatet e braktisura me rreth 620.000m2 ndërtim të cilat ishin të mbetura si plaçkat e kasapit, sepse askush nuk i dilte për zot, përveç mijëra qytetarëve që vinin vërdallë për të legalizuar pallatin”, është shprehur Lame.

Drejtori i Kadastrës shfrytëzoi sërish një aktivitet të tillë për të bërë thirrje gjithë qytetarëve që janë në pallate të braktisura që të bëhen bashkë për të vijuar me procesin e legalizimit dhe hipotekimit të objektit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Lame ju kërkoi qytetarëve që t’i drejtohen agjencisë dhe jo sekserëve për të mbyllur procesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lejet e legalizimit, regjistrimin, certifikimin, legalizimin e pallateve, regjistrimin e pronave në Kadastër i bëjnë vetëm punonjësit e Kadastrës. Mos u merrni me lloj-lloj sekserësh qe vinë si hijena poshtë e përpjetë. Merruni vetëm me punonjësit e kadastrës”, shtoi Lame.

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori i ASHK-së Tirana Jug Mariglen Disha, administratori i njësisë administrative Florian Pullazi dhe deputetja e zonës Vasilika Hysi. Ajo tha se pas legalizimit të këtij objekti po presin për tu legalizuar dhe hipotekuar edhe 20 pallate të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?