Artan Lame në SPAK, si do veprohet me pronat e personave nën hetim
Kreu i Kadastrës Artan Lame paraditen e sotme ka zhvilluar një takim në SPAK. Artan Lame zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja në kuadër të operacionit të OFL-së. Lame diskutoi me kreun e SPAK-ut në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për pronat e personave në hetim.
Arben Kraja i kërkoi Artan Lames të përgatisë përgjigje për cdo kërkesë në formatin e dokumenteve që kanë vlerën e provës në gjykatë. Hipoteka është ‘miniera’ e SPAK -ut dhe OFL-së për hetimin e aseteve të krimit, shit-blerjet dhe ato që disponojnë.
Në përfundim të takimit, Lame nuk pranoi që të komentonte vizitën, por i pyetur nga Report Tv u shpreh se “është sekret”, që u zbulua.