Artan Lame shpërndan legalizimet në Ardenicë

Pas 30 viteve zyrave të shtetit, banorët e Ardenicës janë pajisur me tapitë e shtëpive. Shefi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, ishte ai që dorëzoi certifikatat e pronësisë.

Lame u kërkoi banorëve që të mos paguajnë nën dorë për një shërbim që ato duhet ta marrin vetëm sipas ligjit.

“Aman hapini derën punonjësve tanë, thojani gjithë këto gjërat kështu. Histori lekësh nuk dua të dëgjoj, jo çdo gjë zgjidhet me lekë”.

Banorët e kësaj zonë nxorën në pah një problem që haset në të gjithë vendin, përplasjen me njëri-tjetrin për pronën, dhe shkak për këtë është bërë edhe mungesa e dokumenteve të pronësisë.

SHKARKO APP