Artemis Malo rikthehet si zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

Artemis Malo është emëruar zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi u volus në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e Edi Ramës.

Por Malo e ka mbajtur edhe më herët këtë post në dy vitet e para mandatit të dytë të qeverisë Rama.

Më pas në vitin 2019, Malo u bë deputete e qarkut të Gjirokastrës duke zëvendësuar Flamur Golemin pasi ky i fundit kandidoi në lokalet e 30 qershorit për bashkinë e Gjirokastrës.

SHKARKO APP