Arti grafit në rrugët e Tiranës, Bashkia hap konkursin për të apasionuarit

A jeni një artist profesional ose amator shqiptar apo i huaj, i pasionuar për muralet e artit grafiti? Bashkia e Tiranës ju jep mundësi të ndryshoni realitete të ndryshme duke sjellë më shumë art në hapësirat tona publike të qytetit.

Ky projekt i Bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike.

Artistët do të kenë mundësi që të përzgjedhin 20 vende të listuara nga Bashkia ku mund të aplikojnë formularin e aplikimit me dokumentet e kërkuara. 20 fituesit do të marrin edhe një shpërblim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ardhjen e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, ka rinisur edhe projekti për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama. Kështu kryeqyteti shqiptar, Tirana, po merr sërish ngjyra duke rrezatuar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u regjistruar dhe për të mësuar rrugët:

http://www.tirana.al/tirana-calls-for-artists/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?