Artistët në protestë, Liçaj: Meta tregoi vlera, Rama IK
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, është vënë sërish në krye të protestës së opozitës që po mbahet në këto momente në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Një nga aktivistët e kësaj lëvizje, aktori Neritan Liçaj, tha se artistët do të këmbëngulin derisa Rama të rrëzohet.
”Protesta jonë do të jetë të këmbëngulim deri në fund që të rrëzohet ky sistem. Ne duhet të këmbëngulim në largimin e Ramës. Votimeve të 30 qershorit përgjigjen më të mirë ua dhanë shqipëtarët që e abandonuan”.
Liçaj vlerësoi rolin e Presidentit në këto momente. ”Meta ka marrë aksione shumë të fuqishme dhe kjo e bën një njëri me vlera në këto momente. Ne do ta gjejmë të drejtën tonë vetëm duke priotestuar”.