Artisti Avni Delvina kthen në art skandalin e kreut të Kadastrës: Qëllimi justifikon mjetin
Artisti Avni Delvina e ka sjellë si art skandalin e kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili është regjistruar duke deklaruar se Edi Rama i kishte dhënë porosi që të mashtronte mbi 100 mijë qytetarë për legalizimet.
Lame teksa reagoi lidhur me këtë skandal tha ndër të tjera: “Natyrisht që unë aty them që “atij që nuk i legalizohet shtëpia, edhe Miloshevici sikur të vijë e ti thotë që ta legalizoj unë, ai do të bëhet edhe me Miloshevicin”.
Pikërisht tek kjo frazë është ndalur artisti Avni Delvina dhe ka krijuar këtë foto artistike me nënshkrimin: Qëllimi justifikon mjetin – Lufta për legalizim.