Artur Zheji: Nuk mund të zgjidhë hallet e popullit partia që djeg bunkerë

 

Drejtori i gazetës Mapo Artur Zheji mendon se protesta e PD më shumë e forcoi se e dobësoi mazhorancën qeverisëse.

Ai thotë në një editorial se mazhoranca doli më e fortë pas protestës ndërsa opozita më e dobët.

“Shumica u bë edhe më homogjene. Zgjedhësit e saj, qofshin të zhgënjyer, qofshin të lëkundur, qofshin në pritje të diçkaje tjetër më të mirë, trokitën në zyrat e partive në pushtet, për të ripohuar besnikërinë e tyre. Simbas ekuacionit që thotë se: “nëse tanët që votuam nuk po na zgjidhin ndonjë punë të hajrit, këta të tjerët, që djegin edhe bunkerin, nuk do të na kenë fare nëpër listat e tyre…”, shkruan Zheji.

SHKARKO APP