Artur Zheji: Vaksinat e “Astras”, janë “paksa si shumë vrasëse” thuhet, e pra në Shqipëri…
Nga Artur Zheji –
Duke u mallëngjyer në të parët e pamjeve, të pritjes së vaksinave të Astra Zeneca-s, nga Marshalli dhe dy shqytarët e vet, u ndesha tërthor në ca lajme italiane, e më pas, jo vetëm italiane, por edhe Nordike e britanike…
Kishte vdekur nje ushtarak krejt i shëndetshëm, fill mbas vaksinimit me “Astra”, në Itali. Koagulim (trashje gjaku), plus trombozë, thotë lajmi dhe një pjesë e rëndësishme nga kjo vaksinë, u bllokua. Në një kohë të shkurtër numuri i viktimave, shkoi në tre. Tre ushtarakë të shëndetshëm me moshë 43, 50 dhe 53 vjeçare…
Disa “koli mijëshe” me vaksina me këtë numër serie “lotto ABV2856”, u bllokuan përsëri…
Këto ndodhën ditët e para të Marsit 2021, e pra … Prokuroria italiane u hodh në veprim. Nga biznesi i vaksinave erdhën përgënjeshtrime. Edhe Gjermania u step, por eci më tej me vaksinime, duke forcuar kontrollet paraprake……
Porse duket se Italia dhe disa shtete të tjera, nuk do e përdorin “Astra”-n për moshat mbi 65 vjeç, sepse krjon pasiguri reagimi i organizmit të tyre… Ndërkohë vihem në dijeni se Norvegjia, Danimarka dhe Islanda e kanë ndaluar “Astra”-n, për numurin e lartë të vdekjeve, jo më “rastësisht”, fill mbas vaksinimit…
Edhe në Austri ka pezullime të pjesëshme dhe debate të forta. Në pak minuta, me fare pak mundim dhe disa klikime, mu krijua ideja, ndoshta e gabuar, që: “vaksinat AstraZeneca, ngelën ca kohë stok dhe një pjesë e tyre, u futën me shumicë nëpër magazina… pastaj, një pjesë e tyre, dolën nga magazinat dhe u hypën në një aeroplan të Alitalias, dhe Marshalli, na u filmua pa mendje në pritjen e tyre… “
Uroj të jem krejtësisht gabim, porse do t’u lutesha përmes këtyre rradhëve, disa mjekëve të ndershëm dhe guximtarë, ta investigonin dhe ti njoftonin shqiptarët nëse gjejnë ndonjë gjë që nuk shkon!
Të ndjekin pak debatet në Vienë, Danimarkë apo Norvegji… Të shpëtojnë pra “JETË!”, nëse janë të rrezikuara… Sepse Marshalli, nuk do t’i zgjidhë dot të gjitha ngërçet e kësaj bote…