As Gjykata e Lartë nuk e nxjerr nga qelia Spiro Kserën

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e ish-ministrit Spiro Ksera për hetimin në liri, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për masën e sigurisë arrest me burg. Teksa Ksera depozitoi rekurs më 9 mars 2016.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtarë të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.

SHKARKO APP