As këtë të hënë nuk nisi transporti publik, ja çfarë po ndodh
Transporti publilk qytetas dhe ndërqytetar nuk nisi as këtë të hënë, për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të këtij transporti. Përfaqësuesit e transportit publik kërkuan uljen e TVSH dhe heqjen e akcizës por sipas tyre, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, ata thonë se është kosto e shtuar për ta realizimi I protokollit të sigurisë në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19. Kur ende transporti publik është i mbyllur, sot rinisi aktiviteti i transportit ajror dhe detar.