”As PD, as PS”, Andoni: Aleatët të investojnë te partitë e tyre për të ardhmen

Për analistin Ben Andoni, e ardhmja nuk janë dy partitë e mëdha në vend, PS e PD. Për aleatët e PD-së, ai thekson se tashmë duhet të investojnë në partitë e tyre.

”Të dy aleatët janë në pozicion aspak të favorshëm, pasi janë investuar shumë dhe kjo situatë i dëmton jashtëzakonisht. Zoti Duka ka një kauzë të jashtëzakonshme, e cila është kauza e të ardhmes të vendeve të Ballkanit pasi lidhet me mjedisin.

Kjo gjendje në PD, unë besoj se mosrespekti që është në PD për institucionin, të bën të mendon se kriza do të mbartet edhe pas 18 dhjetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleatët kanë momentin më të mirë për të parë partitë e tyre dhe të investojnë te partitë e tyre. E ardhmja nuk është më as për Partinë Demokratike, por as te PS-ja, pasi nuk i përfaqësojnë më shqiptarët. Këto dy parti kanë një zhgënjim të jashtëzakonshëm te njerëzit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?