As RENEA nuk po e gjen, kush është Eljon Hato që i shpëton prangave?

Disa dhjetëra forca policore të Shkodrës të mbështetura nga ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA, ushtruan kontrolle të befasishmenë banesën e vëllait të të shumëkërkuarit, Eljon Hato. Ky i fundit njihet si mik i të zhdukurit Ervis Martinaj dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.

Kërkimet në banesë rezultuan të pasuksesshme, ndërsa policia ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë aksion. Sakaq, vëllai i Eljonit, Elkier Hato ka akuzuar forcat e policisë që kanë qenë të dhunshëm gjatë aksionit të kërkimit, duke i vrarë një qen dhe plagosur qenin tjetër.

Në këtë banesë policia ka ushtruar kontrolle edhe herë të tjera, por pa mundur dot të kapë të shumëkërkuarin Eljon Hato.

Po kush është Eljo Hato?

Eljon Hato 34-vjeçar do të përfshihej për herë të parë në skedarët e policisë që në vitin 2014 kur pas një konflikti banal në Shkodër ai vrau një bashkëmoshatar shok të tij dhe plagosi një tjetër. Por rrezikshmëria e të riut shkodran i njohur nga miqtë dhe me emrin Esmeraldo nuk përfundoi vetëm me vrasjen e shokut të tij Indrit Hylli dhe plagosjen e Jetmir Mollës.

Ai u arrestua në vitin 2015në Laç ndërsa në burgun e Shën Kollit dyshohet se porositi një tjetër vrasje nga brenda qelisë. Bëhet fjalë për porosinë për të eliminuar mjekun radiolog të spitalit të Shkodrës Agron Terolli. Fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia e Shkodrës pasi arrestoi 21-vjeçarin që do të kryente krimin.

Pas marrjes në pyetje të të arrestuarit u mësua se djali i mjekut kishte plagosur me armë zjarri një person dhe e kishte lënë të paaftë fizikisht. Hato dhe djali i mjekut e kryenin dënimin në të njëjtin burg ndërsa për policinë ngjarja mbeti thjesht nën dyshimin e hakmarrjes. /A2cnn/

SHKARKO APP