”As veshka s’ma mbulon tarifën”, mesazhi i studentëve
”As veshka nuk ma mbulon tarifën”. Një ndër mesazhet më prekëse, e manifestuar sot nga një student, gjatë protestës përballë Kryeministrisë. Studentët theksuan se e kanë të pamundur të përballojnë tarifat e qeverisë për arsimin e lartë, duke shtuar se familjarët e tyre janë zhytur në borxhe.
Ata u shprehën se universiteti është kthyer në “biznes”, ndërkohë që një arsim falas është plotësisht i mundur, sikurse ndodh në shumë vende të Evropës Perëndimore.
Kujtojmë që shumica e studentëve janë të papunë, ndërkohë që disa prej tyre punojnë si kamarierë dhe në sektorin Call Center, çka nuk iu mundëson të ardhura të mjaftueshme.
KOHA JONË SONDAZH

