Asambleja e PS-së, Damian Gjiknuri: Mandati i tretë qeverisës do të jetë inovativ

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri hapi këtë pasdite të së mërkurës, punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet online. Gjiknuri theksoi se mandati i tretë i PS-së duhet të jetë inovativ dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca.

“Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS-së, një Kongres shumë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet statutore të PS-së gjithnjë me fokus mirëorganizimin e saj përfshirë dhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Por nga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. Momenti vërtet, shumë njerëz do ta quanin moment të vështirë për shkak të krizave.

Shumë njerëz janë dëshmitarë dhe e dimë shumë mirë përballjen që ka kjo mazhorance dhe si si po u vjen në ndihmë qytetarëve. Një nga temat me rëndësi është edhe tematikat që kanë të bëjnë me sfidat që ka kaluar Shqipëria dhe alternativat që jep qeveria. Sëfundmi në agjendë do të keni edhe votëbesimin e sekretariatit. 

Statusi i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes dhe kemi të bëjmë me një element të ri për të rinovuar strukturën, të gjithë kanë të drejtë dhe të gjithë do të vlerësohen dhe nëpërmjet Asamblesë do të përgatisim aktet e reja se si do të përcaktohen kryetarët e ri të partisë.

Do të ketë një strukturë që do të japë llogari te kryetari i partisë në bazë dhe sekretariati i partisë. Ka ardhur momenti që të kemi një strukturë të mirëfilltë. Hapim programin e Kongresit, kemi tematikën organizative, por kemi edhe tematika të tjera që do të mbahen rreth godinave të ndërtesës duke u shkrirë me grupe interesi dhe qytetare”, tha Gjiknuri.

SHKARKO APP