Asambleja, ish-deputeti i PD: Rama po spastron PS-në

Sot PS-ja mbajti Asamblenë, nga ku u njoftuan lëvizje. Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, thekson se Rama është problemi në Shqipëri dhe zgjidhja është largimi i tij. Sipas Bardhit, 85% e zgjedhësve kanë dëshmuar se nuk e duan modelin e Ramës, të cilin demokrati e konsideron të korruptuar, dhe për këtë arsye kryeministri po spastron Partinë Socialiste duke ngritur në pozita njerëzit e besuar.

“Kryeministri ilegjitim po përpiqet të “blejë” normalitet në një situatë anormale që ka prodhuar vetë. Shqiptarët e bojkotuan masivisht në votimet moniste e antikushtetuese të 30 qershorit. 85% e zgjedhësve, i dëshmuan se nuk e duan më modelin e tij të korrupsionit, blerjes së zgjedhjeve e dhënien me koncesion të pasurive të këtij vendi duke i lënë borxhe me dekada. Këtë mesazh Edi Rama e ka lexuar e prandaj relativizon fajet e tij të rënda duke i quajtur gabime! Më 30 qershor shqiptarët kanë folur e prandaj Rama po spastron edhe PS, duke ngritur në pozita të besuarit e tij. Por ky është problem i PS nëse do pranojë t’i japë oksigjen njeriut që e tjetërsoj për keq si parti, ndërsa vendi ka nevojë për ndryshim dhe urgjent madje! Problemi i shqiptarëve është Edi Rama dhe ai nuk mund të jetë në asnjë rast zgjidhja”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?